Pasi e ngacmoi publikisht, Tayna ka një përgjigje për futbollistin e njohur

Tayna është një ndër artistet më të pëlqyera të momentit dhe fama e saj ka kaluar kufijtë.

Këngët e saj kanë nisur të dëgjohen kudo, madje edhe nga personazhe me famë ndërkombëtare.

Këtë gjë e tregoi edhe postimi i yllit të Realit,  Vinicius Junior në Instagram.

Ky i fundit publikoi në Instastory, pjesë nga kënga e reperes shqiptare, “Sicko” dhe herë pas here i komenton në postimet që ajo bën në Instagram.

Ata ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe tani është radhe e Tayna-s që t’i bëjë një koment publik.

Pasi Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 2:0  Tayna ka komentuar në foton e Vinicios dy duar në shenjë përgëzimi.