FSHF: Duam të sjellim në ‘Air Albania’ finalen e Ligës së Konferencës

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka tërhequr kandidaturën e organizimit të Superkupës Europiane dhe është fokusuar për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranës.

Kujtojmë që Liga e Konferencës është një kompeticion i ri Europian për klube, që pritet të ketë një vëmendje të madhe.

Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

 

Njoftimi i FSHF-së

Federata e Futbollit shton përpjekjet dhe fokusohet për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, teksa tërheq kandidaturën e organizimit të Superkupës Europiane.

Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në “Air Albania Stadium” finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Superkupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.