Presidenti Meta, mirënjohje pa kufi për 'Tirona Intellectum'

Prsidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohje pa kufi për Shoqatën “Tirona Intellectum” në Facebook "për solidaritetin e saj me këtë Manifestim madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës. I bindur se sot Tirona do të jetë në krye të pjesëmarrjes dhe do shkëlqejë me qytetarinë e saj, - ka theksuar kreu i shtetit. - Tirona, 100-vjet kryeqytet, i udhëheq shqiptarët drejt lirisë dhe demokracisë. Së bashku për Pranverën Kuqezi!"

Mirënjohja erdhi pas shoqata "Tirona Intellectum" deklaroi sot se:

"Në kujtim të ngjarjes historike të 2 marsit 1444 të “Besëlidhjes Shqiptare” dhe të Thirrjes Publike që Presidenti i Republikës i ka bërë popullit shqiptar për manifestimin në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtes, shumë organizata të shoqërise civile i janë bashkuar kësaj iniciative.

Edhe “Tirona Intellectum” do të japë mbështetjen për këtë iniciativë, së pari sepse ai është një manifestim jopolitik i thirrur nga Kreu i Shtetit dhe së dyti sepse qëllimi i tij është për mbrojtjen e sovranitetit dhe vlerave europiane!

Ora 17.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!