Studentet kërkojnë paracetamol në avion, stafi i vendos në karantinë nga frika e koronavirusit

Dy studente me dhimbje koke nga alkooli u futën në karantinë, teksa përpiqeshin të përfitonin një vend më të mirë në avion.

Xhulia Valentin, 26 vjeç, dhe shoqja e saj Dina vizituan së bashku Kamboxhian dhe pinë disa gota alkool para nisjes nga Singapori për në Angli.

Kur gjendeshin në avion, ato i thanë stafit se Xhulia kishte dhimbje koke dhe donte të shtrihej, në përpjekje për një vend më të mirë në avion.

Por në vend të kësaj, Xhulias iu dha një maskë dhe takim me mjekët pas zbritjes në aeroportin Heathrow.

Pasi u shoqëruan nga zyrtarë në kostume mbrojtëse, Xhulia dhe Dina u futën në izolim në një ndërtesë pranë aeroportit, raporton The Sun.

Gjatë fluturimit pasagjerët e tjerë u ulën larg saj, nga frika e koronavirusit.

Vajzat do të vendoseshin në karantinë për 14 ditë, por ato arritën t’i bindin zyrtarët që karantinën ta bënin në shtëpinë e tyre.