Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit në Portugali

Televizioni SIC raportoi se në Portugali janë regjistruar dy rastet e para të koronavirusit.

Ky televizion tha se njëri pacient është një burrë që kishte udhëtuar kohëve të fundit në Itali, ndërsa tjetri një burrë që ishte kthyer nga Spanja.

Merret vesh se të dy këta persona janë dërguar në një spital në Porto, shkruan “Reuters”.

Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me këto raste.

Ndryshe, nga koronavirusi janë prekur edhe shumë vende të tjera evropiane, por më së shumti raste deri më tash janë shënuar në pjesën veriore të Italisë.

Shkencëtar po shpresojnë që një vaksinë kundër koronavirusit të zbulohet deri në fund të këtij viti.