IGJEUM: Priten shira shumë të dendur, deri edhe përmbytje

Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në mbrëmjen e datës 3 mars 2020 dhe pjesën e parë të ditës në vazhdim 4 mars 2020 mund të shfaqen përmbytje lokale me afat të shkurtër.

Në zonat urbane, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.

TEMPERATURAT

Të martën në datë 3 mars temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

në vendet e ulëta: 11 / 21 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C   

ERA

Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente deri e fortë.