Stilistja me famë botërore nderohet me çmim, në mesin e të ftuarve edhe Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani së fundmi ka marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të një ndër dizenjatoreve më të famshme, Diane Von Furstenberg, e cila me krijimet dhe fjalën e saj ka inspiruar shumë femra.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Armina na ka bërë të ditur se ajo ishte e ftuara speciale e ikonës së modës.

Blogerja ka postuar një foto ku shihet krah Diane Von Furstenberg dhe i kushton asaj disa fjalë.

‘Diane Von Furstenberg, dizenjatorja dhe krijuesja e ‘the wrap dress’ në vitet 70 , që tashmë ka bërë histori në botën e modës dhe ka inspiruar mjaft femra jo vetëm në stil, por edhe me jetën dhe librin e saj ‘The women I wanted to be’.

Gjithmonë kam qenë fanse e veshjeve që ka krijuar, por edhe e vullnetit, forcës dhe dashamirësisë së saj. Sot ajo u dekorua në Paris me titullin ‘chavalier de la légion d’honneur’ dhe ndihem mjaft e lumtur dhe e privilegjuar që më përzgjodhi ndër të ftuarit e paktë në këtë ditë kaq speciale për të. Love you DVF’, shkruan blogerja.

Kujtojmë se Armina Mevlani ka ekskluzivitetin e kësaj linje të famshme veshjesh për dyqanin e saj në Tiranë.