Skuadra e David Beckham debuton në SHBA, rezultati i ndeshjes së parë të Inter Miami

Ëndrra e David Beckham për të nisur aventurën si pronar me klubin e tij të futbollit në SHBA u realizua më në fund, kur Inter Miami luajti ndeshjen e parë.

Skuadra e Beckham humbi minimalisht 1-0 ndaj Los Angeles FC në ndeshjen debutuese të Major League Soccer, por ajo që u tregua në fushë dëshmon se ky ekip nën drejtimin e trajnerit Diego Alonso premton shumë.

Beckham ka thënë se dëshiron të krijojë skuadrën më të mirë në Amerikë dhe ky rrugëtim sapo ka nisur, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë.