Nis beteja pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar dhe BE fillojnë negociatat

Fillojnë bisedat mbi marrëveshjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian pas Brexit.

David Frost, shefi i negociatave të kryeministrit dhe skuadra e tij kanë vetëm 9 muaj kohë për të finalizuar çdo marrëveshje me BE.

Por dy palët duket se kanë objektiva krejt të ndryshëm. BE kërkon një marrëveshje që mbulon sigurimin dhe peshkimin, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është e prirur ndaj marrëveshjeve më të hapura, si ajo e Kanadasë, që do të thotë 0 tarifa, thotë Daily Mail.

Sekretarja e tregtisë Liz Trus paralajmëroi këtë mëngjes nga Franca se negociatat do të bëhen ‘të pakëndshme’ nëse Bashkimit Europian nuk i lejohet lëvizja në ujërat britanikë, me qëllim peshkimin.

Mishel Barnier i BE tha se një marrëveshje si e Kanadasë, e cila eliminon taksat e importit por kërkon kontrolle kufitare, nuk është e përshtatshme për Britaninë si pasojë e afërsisë së saj me kontinentin.

Të dyja palët publikuan kërkesat e tyre javën e kaluar.