‘Manifestimi i 2 Marsit është fillimi i fundit të një qeverisjeje e cila…’, Meta publikon letren e VATRA-s

Presidenti Ilir Meta ka publikuar deklaratën e federatës pan shqiptare të Amerikës, VATRA,  e cila ka dalë në mbështetje të manifestimit të thirrur nga kreu i shtetit këtë pasdite.

“Manifestimi i 2 Marsit është fillimi i fundit të një qeverisjeje e cila shpopulloi, varferoi dhe vrau shpresën e shqiptarëve. Shqiptaro-Amerikanët janë me të ardhmen e Shqipërisë pa kriminelë dhe drogë, por me dinjnitet dhe prosperitet“, thuhet ne deklaraten e saj.

Ndërsa Meta e falënderon dhe thotë së “shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë”.

POSTIMI I PLOTE: Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.

Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë!

http://gazetadielli.com/vatra-eshte-me-te-ardhmen-e-shqiperise-pa-kriminele-dhe-droge/