Korea e Veriut nis dy raketa të paidentifikuara, tregon Korea e Jugut

Korea e Veriut ka nisur dy raketa me një rreze të vogël ndikimi nga një zonë pranë qytetit bregdetar Wonsan drejt ujit, ndërmjet gadishullit korean dhe atij japonez, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.

Objektet u ndezën në orën 12:37 të drekës, sipas orës koreane dhe besohet të kenë përshkuar një distancë prej 240 km dhe lartësi 35 km, thotë CNN. Kjo u bë e njohur nga një deklaratë e shefit të përgjithshëm të stafit ushtarak koreano-jugor ditën e sotme.

Sipas tij, predhat janë pjesë e përgatitjes ushtarake të Koresë së Veriut. Ato filluan të premten, në përvjetorin e samitit të liderit korean Kim Jong Un me presidentin Donald Trump, takim i cili u mbyll pa një marrëveshje.

Mediat e Koresë së Veriut publikuan se Kim ndoqi ngjarjen, e cila ishte nisur me qëllim gjykimin e fuqisë së njësive mbrojtëse.

Ministria japoneze e mbrotjes ende nuk mund të konfirmojë nëse predhat ndaluan brenda territorit apo jo, por është shprehur se asnjë dëm nuk është raportuar.