Dajana Shabani tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga bashkëshorti i saj

Dajan Shabani ka qënë shumë e komentuar përsa i përket jetës së saj private kohët e fundit.

Arsyeja ka qënë ndarja nga bashkëshorti i saj por që deri më tani nuk e ka treguar arsyen e ndarjes.

E ftuar në ‘Kojshia show’’ Dajana ka treguar se ish bashkëshorti i saj e ka tradhëtuar dhe theksoi që ishte ajo që e la.

"E lashë se më tradhëtoi. Nuk e kam thënë kurrë më parë, por më tradhëtoi dhe unë nuk i fal tradhëtitë. Nuk e fal fare. Më tha ty të mendova kur tradhëtova. Dhe i thashë sa të të tradhëtoj dhe unë duke të menduar ty, më mirë po të lë", tregoi Dajana.

‘E kapët me presh në dorë’ ishte pyetja e drejtuar nga gazetari që Dajana e pohoi.

‘E falenderoj që po kujdeset për ish burrin tim’ tha Dajana për tjetrën duek shtuar:

"Kur gruaja është e realizuar vetë, e shkolluar, ekonomikisht e pavarur, burri është një aksesor".