Superliga/ FSHF bën këtë ndryshim për ndeshjet e javës së 25-të

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar axhendën e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet këtë të mërkurë.

Fillimisht ishte programuar që 2 sfida të zhvilloheshin në orën 14:00, ndërkohë që 3 të tjera do të startonin në orën 17:00.

Ndërkohë ditën e sotme është vendosur që edhe përballja mes Skënderbeut dhe Luftëtarit të zhvillohet në orën 17:00, duke bërë që të shkojë në 4 numri i takimeve që do të luhen në orën 17:00.

Laçi-Bylisi do të jetë sfida që do të ngrejë siparin në orën 14:00, për të kulmuar me 4 sfidat e tjera që do të luhen në orën 17:00, ku spikat ajo mes Partizanit dhe Teutës.

JAVA 25:

E mërkurë:

Laçi-Bylis                       14:00

Skënderbeu-Luftëtari      17:00

Kukësi-Vllaznia              17:00

Partizani-Teuta               17:00

Flamurtari-Tirana           17:00