Itali, operacion ndërkombëtar kundër grupeve kriminale, e përfshirë edhe Policia shqiptare

Policia italiane në Breshia ka nisur  një operacion në shkallë të gjërë kundër grupeve kriminale të trafikut të drogës e të armëve dhe grabitjeve dhe në të cilin është përfshirë edhe Policia Shqiptare krahas Policisë së Belgjikës, Gjermanisë, Spanjës dhe Rumanisë.

Detajet e operacionit të koduar “Kitchen”do të bëhen të ditura në orën 11: 00 nga Prokuroria Publike e Breshias.

Shqypi italian njofton se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit në Brescia i koordinuar nga Shërbimi Qëndror Operacional me bashkëpunimin e skuadrave policore nga Alessandria, Como, Monza e Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me bashkëpunimin e Policive nga Belgjika, Shqipëria, Gjermania, Spanja dhe Rumania, që kanë bërë disa arrestime dhe kanë marrë masa të ndryshme paraprakre ndaj një grupi personash që dyshohen për aktivitet kriminal, trafik droge, grabitje, posedim dhe shitjesh armësh.