VIDEO/ Pengmarrje në Filipine, burri i armatosur mban 30 persona brenda qendrës tregtare, ka të lënduar

Në Manila të Filipineve një burrë i armatosur është duke i mbajtur peng rreth 30 persona.

Incidenti ka ndodhur brenda një qendre tregtare, ndërsa siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi është ish-punonjës i sigurimit i kësaj qendre – e të gjithë personat e marrë peng janë punonjës të qendrës.

“Është qëlluar një person që u dërgua më pas me urgjencë në spital”, ka deklaruar Francois Zamor, kryetari i San Juan ku edhe gjendet qendra tregtare.