Tatimet thonë se po kontrollojnë farmacitë për abuzim me maskat, vetëm 2 raste për hetim

Tatimet kanë ushtruar kontrolle blic në biznesin farmaceutik, pas abuzimit me çmimet e maskave të shëndetit dhe ndër 98 subjekte, kanë gjetur vetëm raste që duhen referuar për hetim.

Drejtoria e Tatimeve tha se “pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.
8 mallra pa faturë tatimore; 4 raste për moslëshim kuponi tatimor; 2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël; 1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh; 2 raste për referim hetimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tha se edhe në ditët në vazhdim do të vijoj me kontrollet.