Françeska Jaçe shkon me pranga në emision dhe tregon si e do të dashurin

Françeska Jaçe, një nga modelet më të komentuara të showbizit, ishte e ftuar së fundmi në "E diell".

Gjatë intervistës me gazetarët e emisionit, Françeska zbuloi shumë të pathëna.

Ervin Kurti u ndal edhe tek çështjet e zemrës duke e pyetur Françeskën si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa lekë.

"Po tani edhe pa lekë për ça e do", u përgjigj Françeska.

Ervini nga çanta e modeles nxorri një palë pranga duke e habitur Manushin.

"Ato nuk janë për tani, janë pas orës 12", tha Françeska.