VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm me një viktimë, arrestohet 'shoferi i dehur'

Prangoset shoferi i makinës tip “Benz”, që shkaktoi aksidentin e rëndë me 1 viktimë dhe 8 të plagosur në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte i dehur kur shkaktoi aksidentin.

Makina që drejtohej nga 45-vjeçari është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” e më pas është përplasur me mjetin autobus. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi F.Xh.,59 vjeç. Ndërkohë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L., pasagjerë në mjetet “Volkswagen” dhe autobus “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI 

Arrestohet H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tipduke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” e më pas është përplasur me mjetin autobus tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L., pasagjerë në mjetet “Volkswagen” dhe autobus “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.