‘Merkel, na ndihmo’/ Drama e emigrantëve në kufirin e BE

Turqia ka vendosur të hapë kufinjtë për refugjatët, duke krijuar një situatë kaotike në kufirin fundor të Bashkimit Europian. Greqia nuk po i lejon emigrantët, që vijnë kryesisht nga Siria, të futen në vend, duke qëlluar në ajër dhe duke përdorur gaz lotsjellës.

Gazeta gjermane BILD sjell këtë fotoreportazh nga situata e krijuar në kufi. Sipas saj, shumë prej emigrantëve apelojnë kancelaren gjermane, Angela Merkel: Duam ndihmë.

Kjo e fundit pranoi qindra-mijëra refugjatë sirianë në vitin 2015, duke krijuar një situatë të vështirë politike në vend.

Luftimet në rajonin e Idlibit në Siri kanë shtuar mundësinë që të paktën 2 milionë sirianë të vërshojnë sërish larg vendit, fillimisht në Turqi e më pas me shpresë për të mbërritur Perëndimin.