VIDEO/ Gazetari raporton gabimisht motin me filtrat e ‘Facebook’, pamjet bëhen virale në rrjet

Në industrinë e lajmeve, gabimet nuk merren lehtë pasi shikuesit u besojnë gazetarëve të transmetojnë me saktësi lajmet e ditës. Por për Justin Hinton, një reporter ka shkaktuar të qeshura pafund edhe tek shefat e tij.

Të enjten, Hinton u nis për në Madison County në Karolinën e Veriut për të raportuar mbi reshjet e dëborës dhe se si po ndikonin në rrugët.

Ndërsa  ai filloi të transmetojë raportin e tij live në faqen në Facebook, filluan që të shfaqeshin efekte të ndryshme ku fytyra e tij dukeshe si mace apo shtanga të palestres në duar.

Justin kishte hapur aksidentalisht filtrat automatikë të fytyrës në Facebook dhe nuk e dinte që transmetimi po bëhej me këto filtra.

Ndërkohë që gazetari raportonte, spikerat në studio filluan të qeshnin ku u shprehën se po e pëlqenin atë që po ndodhte edhe pse ai nuk e dinte.

 “Para se të isha drejtpërdrejt në Facebook në llogarinë e 'WLOS ABC 13' për të folur për borën, unë hapa padashje filtra dhe gjithë raportimi u duk kaq qesharak", shprehet Justin pas komenteve gazmore.