Koronavirusi: Mbi 1500 të sëmurë në Itali, 9% rëndë, 34 të vdekur dhe 83 në ruajtje

Janë 1577 persona që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. 34 persona kanë vdekur në pesë ditët e fundit dhe 83 janë nën mbikqyrje në të gjithë Italinë.

Në përgjithësi, 1694 persona janë infektuar që nga fillimi i epidemisë. Ky është bilanci që dha dje, kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelo, sipas ANSA.

“Ka mbi 20 mijë që po u bëhen analizat, saktësisht 21 127 persona. Janë 639 pacientë me simptoma koronavirusi dhe 140 prej tyre në terapi innsive, nga të cilët 106 në Lombardi. Koordinim në rritje duhet të kërkohet në nivel europian” tha Borreli në emisionin “Che tempo fa”.

“Mungojnë maskat në treg, por ne i gjetëm dhe po blejmë më shumë se 5 milionë.

Të hënën, Postat do të hapen në të gjitha rajonet ku është përhapur infeksioni, për të lejuar qytetarët të marrin pagat e pensionet dhe për të kryer operacionet e nevojshme financiare”, përfundoi ai.