Vuçiç: Me Thaçin e Kurtin nuk diskutoj asgjë pa hequr Taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për taksën teksa qëndron për një vizitë zyrtare në Shtet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë ditës së sotme është takuar me të dërguarin të posaçëm të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Pas këtij takimi, Vuçiq ka deklaruar se Palmer por edhe Richard Grenell, i dërguari i Posaçëm e presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, kanë theksuar rëndësinë e heqjes së tarifës prej 100 për qind për mallrat serbe dhe kanë treguar rëndësinë e heqjes së saj, pasi që siç u shpreh Vuçiq, nëse hiqet taksa, me Kosovën mund të diskutohen çështje të rëndësishme thelbësore, transmeton lajmi.net.

Vuçi iu tha gazetarëve në Uashington se, ai ishte mirënjohës se sikurse Grenell ashtu edhe Palmer, janë shprehur insistues që Kosovë të heq tarifën si dhe kanë kundërshtuar idenë e Albin Kurtit.