FOTO/ Notat e Real-Barcelona. Ja kush ishte më i miri i klasikes dhe si u vlerësua Messi

Në “Santiago Bernabeu” u luajt ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll mes dy gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona, shkruan Syri.net.

Real Madridi fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke parakaluar Barcelonën në renditje, tashmë me 1 pikë më shumë në krye të La Ligës.

Golat u shënuan nga Vinicius Junior (71’) dhe Mariano Diaz (92’).

Më i miri në fushë ishte Carvajal (nota 8.4), ndërsa Messi u vlerësua me notën 6.4, teksa mori edhe një karton të verdhë.