VIDEOMESAZHI/ Aldea 5 vjeçare: Më 2 mars do jem me ju. Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por e jona

Mesazhe të fuqishme në mbështje të manifestimit të nesërm të thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, vijnë edhe nga fëmijët që janë e ardhmja e vendit.

Një prej tyre është edhe Aldea 5 vjeçare, e cila në një videomesazh ku në sfond është flamuri kombëtar lë edhe mesazhin e saj domethënës për këtë manifestim.

‘Unë jam Altea, jam 5 vjeç e gjysmë. Dhe unë kam vendosur që nesër të jem me ju më datë 2 mars. Shqipëria është e jona por jo e Edi Ramës. Ne nuk do ta braktisim Shqipërinë’-thotë Aldea.