Edita Tahiri konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm: Mbrojtja e Kushtetutës është patriotizëm

Politikania dhe ish ministrja e Kosovës, Edita Tahiri do të jetë nesër në Tiranë në tubimin e thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shprehet se, mbrojtja e Kushtetutës është akt patriotik, ndërsa sjell edhe shembullin e Kosovës teksa përballej me lojërat e rrezikshme të ndryshimit të kufijve.

“Mbrojtja e kushtetutës është patriotizëm, është mbrojtje e shtetit. Kjo do të ndodhë nesër ne Shqipëri...Kushtetuta dhe kufijtë u mbrojtën edhe në Kosovë kur u ballafafquam me lojëra të rrezikshme me kufijtë”, shkruan Tahiri