VIDEO/ 'Koha nuk pret'! Korçari më i famshëm i bashkohet tubimit të thirrur nga Presidenti

Tubimit të nesërm, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nuk mund ti mungonte korçari më i famshëm në rrjetet sociale.

Ilir Vrenozi, një prej kritikëve të qeverisë Rama, teksa konfirmon pjesëmarrjen nesër në tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta, shpjegon edhe arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

"Koha nuk pret.... nesër aty për ti thënë ndal diktaturës... Nuk ka rëndësi kush na thërret, për të hequr Edi Ramën le të më thërrasë kush të dojë...jam gati... Koha nuk pret", shkruan Vrenozi në postimin e tij.

Tubimi i nesërm nis në ora 17:00. Fillimisht qytetarët do të mblidhen para selisë së presidencës, ndërsa më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.