FOTO/ Messi kalon Xavin në ndeshjet e zhvilluara kundër Real Madridit

Lionel Messi është titullar në “El Clasico” dhe po luan ndeshjen e 43-të në karrierë kundër Real Madridit.

Kështu, ai ka kaluar legjendën Xavi Hernandez si lojtari i Barcelonës me më shumë paraqitje në “El Clasico”.

Kjo sfidë është një ndër më interesantet e viteve të fundit, pasi luhet për titull kampion, edhe pse pas kësaj ndeshje do të mbesin edhe shumë sfida deri në fund të kampionatit.

Aktualisht, Barça kryeson me 55 pikë në La Liga, Reali i dyti me 53 pikë.