Njëra minë i plasi në fytyrë, si ndodhi ngjarja tragjike në gurore ku humbi jetën punëtori

Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen tragjike të ndodhur në mbrëmje në një gurore në fshatin Kurcaj të Krujës, ku si pasojë e shpërthimit të pakontrolluar të një sasie tritoli humbi jetën një punëtor dhe u plagos një tjetër që ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas dinamikës së ngjarjes, Ardian Jaupaj, po montonte minat, kur njëra prej tyre i ka plasur në fytyrë duke e lënë të të vdekur në vend

Ndër bashkë me të u plagos edhe Gani Demnushi, 48 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy.