Kukësi prezanton nesër trajnerin e ri, ja kush do të jetë pasardhësi i Shpëtim Duros

Nesër në orën 11:00, në sallën e konferencave te stadiumi “Air Albania”, klubi i Kukësit do të prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, që do të marrë postin e të shkarkuarit Shpëtim Duro.

Prezantimi i trajnerit do të bëhet nga drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, dhe në orën 16:00, në kompleksin sportiv “Football Republic” do të zhvillohet stërvitja e parë nën drejtimin e teknikut të ri.

Sikurse njofton SuperSport, në krye të verilindorëve do të emërohet Orges Shehi, i cili ka arritur marrëveshjen me presidentin Gjici.