Rikthehet sërish i ftohti polar në Shqipëri. Ja temperaturat për javën e ardhshme

Mot i ftohtë e me reshje të dendura pritet të rikthehet sërish javën e ardhshme. Meteorologët parashikojnë se ditën e martë do të ulen sërish temperaturat në zero, dhe vendi do të mbulohet sërish nga dëbora.

Fillimi i 2017-s ka sjell mot të acartë dhe bllokime rrugësh në të gjithë territorin. Ndërkohë që në fundjavë parashikohet që moti të jetë i kthjellët.