Lirohet Henri Çili. Ja çfarë vendosi gjykata

Pas një seance maratonë në Gjykatën e Gjirokastreës, kjo e fundit ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të botuesit dhe gazetarit, Henri Çilit.

Gjykata i ka vendosur botuesit dhe gazetarit të njohur masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Për avokatin Ilir Korbin është marrë masa “arrest shtëpie”.

Pritet zbardhja e masave për personat e tjerë. 

Të pranishëm në sallë ishin 30 të arrestuar, përveç biznesmenit Sait Fishta, i cili ndodhet i shtruar në spital, pasi u sëmur pas arrestimit

Më herët gjatë ditës së sotme, gjatë mbrojtjes në gjykatë, Henri Çili ka pranuar përgjimet, me argumentin se ai ka një studio ligjore që ia legjitimon ndërmjetësimin dhe se biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje ligjore.

Arrest me burg Gjykata e Përmetit dha për:

Amarildo Aliko

Eraldjan Hodo

Xhevair Sejati

Neuland Miçi

Skënder Toska

Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj

Erment Beqaraj

Askerd Malke

Elidon Alikollari

Ervin Çela

Antonio Hasa

Adriatik Brakaj

Aristidh Çoli

Klea Pëllumbi

Kladi Dervishi