Shpërthimi i tritolit, humb jetën një punëtor në gurore, plagoset rëndë një tjetër

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës në një gurore dhe një tjetër është plagosur në orët e mbrëmjes, si pasojë e shpëthimit të pakontrolluar të tritolit.

Ngjarja ka ndodhur në një gurore të Krujës.

Punëtori i plagosur është Gani Demnushi, 48 vjeç. Ky I fundit që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa nuk ka ende informacion lidhur mbi identitetin e punëtorit që ka humbur jetën.  Mësohet se Demnushi ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy.