VIDEO/ Kampioni i botës në kickbox në Tiranë më 2 mars, Presidenca: Mirësevjen në pranverën Kuqezi

Një tjetër kampion bote ka konfirmuar praninë e tij ditën e nesërme në manifestimin mbarëkombëtar të thirrur nga Presidenti Meta, në mbrojtje të Kushtetutës, kundër kapjes së Gjykatës Kushtetutës që po bën maxhoranca e drejtuar nga Rama.

Ai është Adriatik Çami, kampion bote në kickbox, i jeton në Greqi.

Nëpërmjet një videomesazhi të drejtuar popullit shqiptar, ku i fton të bashkohen të gjithë pranë Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës.

Videomesazhi është shpërndarë edhe nga zyra për shtyp e Presidencës me mbishkrimin ‘Mirësevjen kampioni I botës për Pranverën Kuqezi’