FOTO/ Reali ka sot tifozin special, Ronaldo në ‘Bernabeu’ për klasiken

Në Serie A u anulua ndeshja e Juventusit me Interin dhe Cristiano Ronaldo duket se ka përfituar për të udhëtuar drejt Madridit, ku mbrëmjen e sotme do të luhet “El Clasico” Real Madrid-Barcelona.

Ronaldo pritet ta ndjekë në “Santiago Bernabeu” sfidën e ish-ekipit të tij, teksa është fotografuar në kryeqytetin spanjoll duke u dhënë autografe tifozëve madrilenë.