FOTO/ Real-Barcelona, formacionet zyrtare. Ja si do rreshtohen gjigantët në ‘Bernabeu’

Në “Santiago Bernabeu” do të luhet mbrëmjen e sotme ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll mes dy gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona, shkruan Syri.net.

Diferenca mes dy ekipeve është vetëm 2 pikë, por “El Clasico” gjithnjë pritet me interes për vetë rivalitetin dhe spektaklin që dhurojnë madrilenët dhe katalanasit kur përballen mes tyre.

Barcelona do të synojë shkëputjen, ndërsa Reali parakalimin e rivalëve të përjetshëm.

Ky takim do të luhet në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.