Tallja e Ramës me veten, premton rritje page në vitin e 8

Teksa kërkoi mandatin e tretë me 800 mijë vota, kryeministri Edi Rama, edhe pse prej 7 vjetësh në pushtet, vijon të sillet sikur është në opozitë.

Pa ide dhe me sondazhet që e zbresin nga froni, kreu i qeverisë lëshoi ‘flluskën’ e rradhës: rritje të pages minimale, që përveçse nuzk besohet më as nga vetë Rama, është kopjim I kreut të PD, Lulzim Basha.

“Nga 1 janari i vitit 2021, paga minimale do jetë 300 mijë lekë(të vjetra). Është vetëm hapi i parë. Nuk do të ketë më njerëz në Shqipëri që paguhen më pak se 300 mijë lekë. Krahas atyre që kemi arritur, kemi operacione jo të vogla për të arritur", tha kryeministri.

Gjatë tureve të tij të takimeve me qytetarët në rrethe të ndyshme të vendit, Basha është shprehur vazhdimisht se brenda 6 mujorit të parë të mandatit qeverisës do të rrisë pagën minimale në 300 euro.

 “Vendimi për të kaluar brenda 6 mujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove dhe brenda 4 ditëve të parave të qëverisjes në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë”- deklaroi Basha në mbledhjen e Kongresin e 7-të të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, në shtator 2019. /A.R, Syri.net