Lule të vetmuara/ Mesude tenton të bëjë vetëvrasje, ja ç’do ndodhë të hënën

Songyl miqësohet me Gynejin. Gokhan sillet ashpër me Xhemren dhe i tregon se nëna e saj e torturonte nënën e tij kur ajo punonte pastruese. Xhemre mërzitet nga ato që mëson dhe nëna e Gokhanit i qëndron pranë.

Neriman ia lë fajin Ferides për ankesën në jetimore. Feride ndihet në faj dhe Toprak i qëndron pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kader i tregon Ejlylit se Kemali është bërë shofer. Defne porosit pica vetëm që të shohë Gokhanin.

Ajo e fton Gokhanin në shtëpi por Nazani e përzë. Nazani urdhëron Defnen të mos bëhet shoqe me njerëz jo të rangut të tyre por Defne e kundërshton. Mesude tenton të bëjë vetëvrasje. Byshra thërret Ejlylin por këtë të fundit nuk e lejojnë të dalë nga jetimorja në mes të natës.

Meral telefonon Feriden dhe me të marrë vesh lajmin ajo niset për në jetimore. Ejlyl dhe Feride shkojnë në shtëpinë e Mesudes dhe e shpëtojnë para se ajo t’i japë fund jetës. Mesude i lutet Ejlylit t’i kërkojë falje Kemalit.

Ejlyl e detyruar pranon dhe i vë të ëmës një kusht. Ajo kërkon që ato së bashku të kalojnë një ditë të lumtur pa Kemalin.Ejlyl shkon në piknik me nënën dhe motrën. Tefik vendos t’i tregojë të vërtetën Xhemres./revistawho