VIDEO/ Çfarë po ndodh me Messin para ‘El Clasiso-s? Duket sikur çalon

Lionel Mesi i ka frikësuar të gjithë në Madrid teksa po afron ora e “El Clasico”-s.

Kapiteni i Barcelonës kaloi bashkë me shokët e skuadrës përpara tifozëve katalanas duke çaluar, por 32-vjeçari u shfaq duke qeshur.

Mediat spanjolle raportojnë se prej 7 muajsh 6 herë fituesi i “Topit të Artë” luan me dhimbje muskulare në kofshë.

Ai humbi dhe fillimin e sezonit për shkak dëmtimi.

Megjithatë, në Katalonjë janë të bindur se ai do të luajë kundër Real Madridit që nga minuta e parë.