Juventus nis bisedimet me Higuain për rinovimin e kontratës

Juventusi është futur në fazën finale të sezonit, ku po garon në tri fronte, në kampionat, në Kupën e Italisë dhe në Champions League.

Ashtu si skuadra, edhe lojtarët, që janë protagonistët kryesorë, po garojnë te bardhezinjtë sa i takon qëndrimit të tyre në klub.

Njëri prej tyre është pikërisht Gonzalo Higuain, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur bisedimet me vëllain e lojtarit, që është njëkohësisht edhe agjenti i tij, për rinovimin e kontratës, në mënyrë që argjentinasi të mos lirohet me parametër zero pas një viti.