VIDEO/ Edhe Ija e Besit në tubim, Meta: Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike!

Tubimit të nesërm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, I është përgjigjur pozitivisht edhe një personazh shumë I veçantë.

Bëhet fjalë për Ijen, gjyshen e aktorit dhe këngëtarit të njohur Bes Kallaku, e cila përmes një video-mesazhi të shkurtër konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e nesërm.

Videoja në fjalë është shpërndarë edhe nga vetë kreu I shtetit.

“E dashur Ije! Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike!", shkruan Meta mbi video.

Të hënën në orën 17:00, Presidenti Ilir Meta,  ka thirrur  qytetarët të manifestojnë kundër asaj që ai e quan puç kushtetues.

Manifestimi pritet të zgjas rreth dy orë, ndërsa mësohet se qytetarët në fillim do të grumbullohen në bulevard para institucionit të presidencës e më pas do të marshohet drejt kryeministrisë.

Përveç takimeve dhe bisedave me qytetarët, kreu i shtetit pritet që të ketë edhe një fjalim ku do t’i drejtohet qytetarëve. /A.R, Syri.net