Bundesliga/ Leverkusen ndal Leipzigun, i bën nder Bayernit

Bayer Leverkuseni rezultoi “kockë e fortë” përballë Leipzigut në “Red Bulla Arena”, ku ia doli të merrte një pikë falë barazimit 1-1, duke i dhënë një asist Bayernit në garën për titullin e Bundesligës.

“Aspirinat”, që vinin në këtë transfertë pas tri fitoreve radhazi në kampionat, luftuan fort për fitoren, për t’iu afruar zonës Champions, por nuk mundën të bënin më shumë përballë një rivali të fortë që konkurron me Bayernin për trofeun e kampionit.

Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e parë. Bailey nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, thuajse me portën e boshatisur, teksa u asistua me mjeshtri nga Havertz në minutën e 29-të.

Gjithsesi, vetëm tri minuta më vonë Patrick Schick barazoi me kokë pas krosimit të Nkuku.

Me këtë barazim të Leipzigut, Bayern Munchen shkëputet në 3 pikë në krye të renditjes.

Sfida tjetër e së dielës në Bundesligë mes Union Berlinit dhe Wolfsburgut përfundoi 2-2.