Zgjat vetëm 35 minuta mbrojtja/ Henri Çili mohon akuzat para gjykatës

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar pas arrestimit për gjashtë akuza.

Sipas asaj që raporton Report TV, Çili është shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani  se "Arrestimi im është pa prova".

Henri Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj, ndërsa mbrojtja e tij në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta.

Ndërsa biznesmeni Sait Fishta që u arrestua në kuadër të operacionit që çoi në pranga edhe Henri Çilin nuk ka dalë sot para gjykatës së Përmetit, pasi është shtruar në spital në Tiranë për arsye shëndetësore.

Mësohet se Fishtës do i komunikohet masa e sigurisë nesër në spital.

Prokuroria e Përmetit ka kërkuar arrest me burg për të gjithë të arrestuarit burra në opeacionin "Mezhgorani" me përjashtim të dy grave të vetme të ndaluara.

Mbi Henri Çilin rëndojnë disa vepra penale, konkretisht; “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim. /A.R, Syri.net