‘RIP Era Istrefi’, fansat përhapin lajm të rremë për vdekjen e këngëtares

Disa komente në postimin e fundit të Era Istrefit i kanë shokuar të gjithë.

Këngëtarja Era Istrefi ka një kohë të gjatë, që nuk ka publikuar ndonjë fotografi të re në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo komentet që kanë vërshuar në atë të fundit, i kanë hutuar fansat e këngëtares.

“Pusho e qetë engjëll”, “R.I.P”, e të tjera komente të ngjashme, janë vetëm disa prej atyre, se çfarë kanë shkruar komentuesit në postimin e fundit, që Era e ka hedhur në këtë rrjet social në muajin dhjetor.

Mirëpo këto duket të jenë komente për shkak se bë një kohë shumë e gjatë, prej kur këngëtarja nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Burime të lajmi.net kanë marrë vesh se këngëtarja është mirë dhe se asgjë nuk ka ndodhur.