Pamje ‘horror’ nga aksidenti i rëndë në Tiranë-Fushë Krujë, të plagosurit drejt Spitalit të Traumës

Kanë mbërritur pamjet e para nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mbrëmjes në autostradën Tiranë-Fushë Krujë.

Siç shikohet edhe nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë midis tre automjeteve, ku shquhet edhe një mikrobus që ka dalë jashtë rruge.

Deri më tani raportohen 7 persona të plagosur të cilët po transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Touran’ me targë AA 492 PY, një autobuz Benz me targë AA 358 DG dhe një Benz AA 722 NT.