Atletico Madrid zhgënjen në La Liga, i merr pikë ekipi i vendit të fundit

Atletico Madridi zhgënjeu ditën e sotme në takimin përballë Espanjolit në sfidën e javës së 26-ë të kampionatit spanjoll.

Pavarësisht diferencave të mëdha financiare dhe në përbërje, katalanasit, të cilët renditen në vendin e fundit të La Ligas, arritën të merrnin 1 pikë ndaj skuadrës së Diego Simeones.

Vetë bardhekuqtë e vendosën këtë ndeshje. Fillimisht ishte mbrojtësi malazez Saviç që shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 24-t.

Më pas ishte Saul Nigez ai që vendosi ndeshjen në ekuilibër në minutën e 47-të.

Me këtë rezultat, skuadra e Diego Simeones i jep mundësinë Real Sociedadit dhe Getafes për ta zbritur nga vendi i katërt në kampionatin spanjoll, pozicion që kualifikon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.