Përplasen 3 automjete, 7 të plagosur, të lënduarit ende në rrugë në pritje të autoambulancës

Një aksident I rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Fushë Krujë.

Tre automjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Dritas.

Për pasojë 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësojet se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në tokë, në pritje të autoambulancës që po vonon.