Mbi 80 mijë refugjatë marshojnë drejt Europës/ Erdogan kërcënon: S'i mbyllim kufijtë

80,888 refugjatë kanë dale tashmë nga territori i Turqisë. Lajmin e japin institucionet qeveritare në Ankara, të cilat pas sulmit në Idlib, ku mbetën 33 ushtarë turq të vrarë, vendosi të hapë dyert e të lëshojë drejt Europës refugjatët që mbante brenda saj.

Vendimi I Ankarasë ka krijuar frikë dhe panik te shtetet e europiane, ndërsa Greqia po vuan orët e fundit fluksin e madh të refugjatëve, të cilët edhe janë përplasur fizikisht me forcat greke të sigurisë, raporton Syri.net.

Shifrat në fjalë u bënë publike nga ministri turk Fahrettin Altun, ndërsa presidenti Recep Tayyip Erdogan kërcënoi duke thënë se “nuk do ti mbyllim dyert (kufijtë)”.

Gjatë takimit me deputetët e AAK, Erdogan u shpreh ndër të tjera se: “Nga sot e tutje nuk i mbyllim dyert”.

Vrasja e ushtarëve turq në Idlib, pas një sulmi ajror pas të cilit duket se qëndron Damasku, çoi në një takim urgjent të kryesuar nga presidenti Recep Tayip Erdogan.

Në një seri postimesh në twitter, një ndihmës i Erdogan, akuzoi presidentin sirian Bashar al Asad se po kryen një spastrim etnik dhe po përpiqet të dëbojë miliona sirianë nga idlibi.

“Këta njerëz do të përpiqen të shkojnë në Turqi dhe Evropë. Ne aktualisht kemi rreth 4 milionë refugjatë dhe nuk kemi kapacitete dhe mundësi për të pritur edhe një milionë të tjerë”, shkruante Erdogan.

Greqia dhe shtete të tjera europiane i tremben një tjetër fluksi refugjatësh nga Siria pasi më shumë se një milionë prej tyre kaluan kufijtë e BE në 2015, para një marrëveshjeje mes BE dhe Turqisë për ndalimin e tyre.

Vendimi i fundit, sidoqoftë, duket se bie ndesh me këtë marrëveshje dhe duket se ka si qëllim që të shtrëngojë BE dhe NATO-n të mbështesë operacionet e reja ushtarake të Ankarasë në Idlib. E duke patur përshtypjen se mundësia për të lënë Turqinë mund të jetë jetëshkurtër, shumë prej 3.6 milionë sirianëve në vend, kanë nisur të lëvizin shpejt. /A.R, Syri.net