Ndodh përsëri, ndërpritet ndeshja Union Berlin - Wolfsburg

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja mes Union Berlin dhe Wolfsburg.

Ashtu si në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Hoffenheim shkak për ndërprerjen e ndeshjes janë bërë banderolat fyese të nxjerrë nga tifozët vendas kundër pronarit të Hoffenheim, Dietmarr Hop.

Në një prej banderolave ishte shkruar “ “Dënime kolektive u hoqën në 2017 dhe tani rikthehen për të mbrojtur Hopin. Dy hapa fals. Fuck you DFB! ”, ndërsa në një tjetër ishte vendosur fytyra e presidentit të Hoffenheim e shënjestruar nga një snajper.

Pas qetësimit të situatës ndeshja ka rinisur  dhe rezultati është 1-0 në favor të Union Berlin.