Brexit shfaq probleme/ Amerika kërkon të dërgojë kafshë me hormone dhe klor në Mbretërinë e Bashkuar

Amerika është atdheu i mega-farmave, ose siç njihen zyrtarisht, operacioneve të përqëndruara për ushqyerjen e kafshëve.

Në magazina të mëdha, qindra ‘njësi’ bagëtie, derrash deh shpendësh shëndoshen për tu therur më pas. Disa prej tyre për të mos e parë kurrë dritën e diellit apo barin në fusha.

Ato mbushen plot hormone dhe trajtohen lirisht me ilaçe dhe drogëra.

Këto ferma sigurojnë çmime të lira për klientët me një pulë që kushton vetëm 3 paundë në supermarkete.

Pas Brexit, Amerika me mega-fermat e saj mund të jetë furnizuesi kryesor i Britanisë së Madhe dhe kjo shfaq një shqetësim të madh për britanikët.

Ushqimet e sjella nga ferma të tilla, ku kushtet e higjienës janë shumë të ulëta, shfaqin një problem për shkak të helmimeve, dëmeve ndaj shëndetit dhe higjienës ushqimore te britanikët.

Pulat e lara në klor, derrat e mbiushqyer dhe hormonet e shumta duken se do të jenë një nga vështirësitë e para që Britania e dal nga BE duhet të përballojë.