Vazhdon beteja gjyqësore/ Xhoni Dep për Amber Heard: 'Ta mbysim, pastaj ta djegim'

Amber Heard do të dëshmojë muajin që vjen kundër ish-burrit të saj Xhoni Dep mbi akuzat se ai e ka dhunuar.

Burime të afërta me 33 vjeçaren thonë se ajo do ‘të bëjë gjënë e duhur’, duke treguar të vërtetën.

Vendimi i saj për të dëshmuar e vë në rrezik të humbjes së një marrëveshje prej 5 milionë paundësh që pati nënshkruar me Dep, nëse nuk do të hapte një çështje gjyqësore pas divorcit.

Të mërkurën e kaluar në gjyq u shfaqën mesazhe të aktorit, ku ai kërcënonte Amber se do ta vriste, duke e mbytur dhe më pas djegur. Mesazhe të tjerë shfaqin stilin e jetës së Dep, të mbushur nga alkooli dhe drogat.

Amber pretendon se ai ka qënë shpesh i dhunshëm me të, duke e rrahur, mbytur e shkulur flokët. Xhoni Dep mohon çdo akuzë e madje shton se ish-gruaja e tij ka qënë e dhunshmja në çiftin e tyre.

Seanca gjyqësore ende vazhdon.